Zeka- Matoshit e Gashit: Mendimi juaj për politikën e jashtme nuk e tejkalon Komoranin…Gashi: Deri në Drenas shkoi

Halil Matoshi, Milaim Zeka, Krenar Gashi dhe Faton Topalli kanë qenë mbrëmë në ‘Kanal10’ për të diskutuar për ‘Ballkanin e Hapur’. Në diskutim e sipër, pasi debati ishte bërë i ashpër, Zeka i ka thënë Matoshit e Gashit se rrethi i mendimit politik të tyre për politikën ndërkombëtare nuk e tejkalon Hajvalinë e Komoranin, transmeton DrenicaOnline.
“E kam thënë se rrethi i mendimit politik të Halil Matoshit dhe Krenarit për politikë ndërkombëtare nuk e tejkalon Hajvalinë dhe Komoranin”, ka thënë Zeka.
Ndërsa me humor, Krenari ia kthen Zekës: Deri në Drenas shkoi, kurse Mashoshi i thotë deri në Lazarat.
Sipas Zekës, Edi Rama ka tjetër rrëzon dhe fuqi politike dhe se Llazarati e ka zhvilluar Shqipërinë.
“Krejt kanë Llazarate, krejt bota i mbush hunët dhe është gjynah që nuk kemi edhe ne në Kosovë një Lazarat”, ka deklaruar Zeka.
Ndiqeni debatin: 28:25