Në shumë fshatra të Drenicës fillon realizimi i projekteve kapitale

Në shumë fshatra të komunës së Skenderajt kanë nisur të realizohen projekte kapitale, përkatësisht asfaltim të rrugëve, ndërtim të kanalizimeve e sisteme të ujësjellësit, kyçje individuale të shtëpive në sistem dhe projekte të tjera në dobi të qytetarëve.

Kështu, për të parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve në Prekaz të Epërm, kanë dal në terren kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambentit, Driton Mulaj.

Kryetari Nura ka thënë se sot po nis të jetësohet premtimi që u kishte dhënë banorëve të Prekazit, për asfaltim në lagje dhe degëzim të rrugëve tjera, me qëllim që të arrihet cilësi dhe kualitet i jetës së qytetarëve.

Po sot, kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, janë takuar edhe me banorët e Bashkësisë Lokale të Qirezit, para të cilëve kanë deklaruar se brenda pak ditësh do të nis realizimi i projektit rrugor, me çka parashihet asfaltimi i rrugëve nëpër lagje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë