Sot në Drenas u shënua Dita Botërore e Mjedisit [Foto]

Përfaqësuesit e komunës së Drenasit shënuan Ditën Botërore të Mjedisit me mbjelljen e pemëve për të kontribuar në zbutjen e efekteve të dëmshme të ndotjes së ajrit.

Për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, u organizua një ngjarje në të cilën u mbollën fidane në shkolla dhe në qytet.

Aksioni për mbjelljen e mijëra fidaneve tjera vazhdon në tërë muajin qershor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë