Zjarr i madh në Llapushnik, ja detajet [Video]

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 14 e 30 minuta në Llapushnik të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video nga ky rast ku thuhet se është djegur një objekt brenda të cilit kishte shumë ushqim të kafshëve.

Nuk ka persona të lënduar ndërsa dëmi material është i konsiderushëm.

Zjarrfikësit e Drenasit kanë intervenuar në rast dhe kanë konfirmuar shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të ndezja e zjarrit./DrenicaOnline/

Kliko mbi foto për ta parë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë