Komuna e Drenasit ka një ftesë të rëndësishme për të gjithë banorët e saj

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, Shoqatat e grave, shoqëria civile, biznese dhe profesionistët, se Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari Ramiz Lladrovci, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet e Financave, se më datën 07, 08 dhe 09 Qershor do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025.

Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike. Takimi do të jenë një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale dhe Lista e investimeve kapitale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e tuaj.
Takimet për planifikim të buxhetit do të zhvillohen me këtë rend dite;

1. Informatë e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2023-2025
2. Lista e investimeve kapitale
3. Kërkesat e banorëve

Më poshtë (ne foto) gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimit, datën dhe vendbanimet e përfshira:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë