Vdes biznesmeni i njohur nga Drenasi, Kujtim Kluna

Biznesmeni i njohur nga Pokleku i Ri i Drenasit, Kujtim Kluna ka ndërruar jetë, transmeton DrenicaOnline.
Lajmin e kanë dhënë familjarët duke njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet të enjten me 2 qershor, në orën 14:00 në varrezat e fshatit Poklek.
Kujtimi ishte pronar i mishtores ‘Agoylla’ dhe i pishines ‘Zhiron’ në Korreticë e Ulët.
Ai njihej si një njeri i urtë e shumë punëtor.
Qindra qytetarë që e njohën atë i kanë shprehur ngushëllime familjes Kluna.
/DrenicaOnline/