Lladrovci tregon se çka tha në takim me kryeministrin Kurti që i bëri të qeshnin të gjithë (VIDEO)

Në takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, vëmendje mori kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në media u publikua një video e shkurtë, ku Lladrovci dëgjohet duke thënë disa fjali, të cilat pasohen me të qeshura nga kolegët e tij dhe kryeministri Kurti.

Lladrovci, në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, foli për kontekstin e kësaj bisede, duke shtuar se batutat e tij shiten në media.

”Dje ishim për nënshkrim të ‘Kartës për Komunën e gjelbër’ bashkë me kryeministrin dhe kryeministri gjatë bisedës me ne, një pjesë të kryetarëve të komunave, ku janë kryetarët e komunave të PDK-së, LDK-së, AAK-së, LVV-së dhe po ankohej zotëri Bedri Hamza për zvogëlimin e numrit të madh të mësimdhënësve në qarkoren buxhetore dhe unë bëja shaka me Bedriun se e keni rritur numrin, por Bedriu nuk ka qenë kryetar, por unë doja t’ia fusja tjetrit se kur ishte Agim Bahtiri e kanë rritur numrin e madh të mësimdhënësve, pastaj e kanë ulur shumë dhe po bënim shaka. Zakonisht e dini që gazetarët, kamerat më rrinë të veshi, kur po flet diçka Ramizi, sepse shiten edhe batutat e mia në media, unë nuk kam kompleks prej tyre, jam i bërë operacion prej këtyre komplekseve moti”, tha Lladrovci në Rubikon.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë