Nis fushata për informimin e qytetarëve të Drenasit për legalizim të ndërtimeve pa leje

Ka filluar aktiviteti për informimin e drejtpërdrejt të qytetarëve për procedurat e aplikimit dhe përfitimet nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.
Këtë javë, nga dita e martë, shtandet me materialet informuese i gjeni në Drenas për tri ditë (më datë 31 maj, dhe 1 dhe 2 qershor).
Na vizitoni dhe mësoni më shumë për legalizimin. Afati i fundit për aplikim është 4 shtator 2022!
Aplikoni, legalizoni, përfitoni!