Komuna e Drenasit ndanë mirënjohje për nxënësit fitues të garave komunale të matematikës

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka ndarë mirënjohjet për nxënësit fitues në garën komunale të matematikës të mbajtur për klasat V,VI, VII, dhe VIII të shkollave fillore. Në këtë garë ku kanë marr pjesë 136 nxënës të përzgjedhur nga garat në nivel shkolle janë zgjedhur fituesit të cilët janë vlerësuar me mirënjohje.
Lidhur me organizimin, Shoqata e Matematikanëve të Drenasit ka falënderuar drejtorin e DKA-së, Muhamet Gjoka për organizimin, i cili ka uruar nxënësit të arrijnë sa më shumë suksese në rrugën e dijës.
Në veçanti u vlerësua nxënësi Diar Hajdari nga shkolla ShFMU “Rilindja” për rezultatin e arritur në Olimpiadën XXII “Festa Matematika 7” të mbajtur në Shqipëri, i cili ka marr lëvdatë për suksesin e arritur atje në përfaqësimin e Drenasit.