E rëndë: Rrokulliset me traktor një person në Abri, dërgohet me urgjencë në spital

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt.

Sinjali mëson se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rrokullisjes me traktor, teksa po punonte tokën.

Burimet e gazetës brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj bëjnë të ditur se i njëjti është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe po vazhdon të trajtohet aty.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë