Drejtoria e Inspekcionit me aksion për informimin e bizneseve rreth mirëmbajtjes së hapësirave publike

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt ka ndërmarrë një aksion me qëllim të informimit të bizneseve në qytet rreth mirëmbajtjes së hapësirave publike para objekteve të tyre.

Zyrtarët e kësaj drejtorie kanë shpërndarë edhe një Urdhëresë e cila bazuar në ligjet në fuqi i obligon bizneset që ta mirëmbajnë hapësirën publike me qëllim të ruajtjes së pastërtisë në qytet.

Ky aksion është mirëpritur edhe nga ana e bizneseve të cilët kanë shprehur gatishmëri të plotë për ta mirëmbajtur hapësirën publike dhe pastërtinë në qytet. Aksioni informues do të vazhdojë në gjithë territorin e komunës kurse bashkëpunimi ynë më qytetarët dhe me bizneset në shërbim të së mirës publike do të jetë i vazhdueshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë