Shkolla në Klinë të Epërme kremton ditën e themelimit

Sot, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Idriz Barani” në Klinë të Epërme, ka kremtuar ditën e themelimit, duke shënuar kështu 76 vjetorin, me një program të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e saj.

Të ftuar ishin edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku me bashkëpunëtorë, prindër dhe qytetarë.

Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i përgëzuar të gjithë nxënësit, personelin dhe qytetarët e këtij lokaliteti, me rastin e ditës së shkollës, ka thënë se Komuna do të vazhdojë me përkushtim të ofrojë kushte të favorshme për cilësi në arsim, duke kërkuar angazhim nga të gjithë faktorët e kyçur në proces.

Edhe drejtori i shkollës, Sami Tahiraj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa ka folur edhe për historikun e institucionit arsimor.

Në fund të fjalimeve, nxënësit kanë shfaqur programin artistik, me këngë, valle e recitale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë