Rrënohet shkolla e vjetër në fshatin Arllat [Foto]
Objekti i vjetër i shkollës në fshatin Arllat të Drenasit është rrënuar sot, pasi për të kishte marr vendim Kuvendi Komunal javë më parë, transmeton DrenicaOnline.
Shkolla mbante emrin “Emin Duraku” dhe ishte ndërtuar para rreth 100 vitesh ndërsa pas luftës ajo mori emrin e dëshmorit Abedin Bujupi.
Ky objekt shërbeu edhe si kazermë e UÇK-së, ku dhjetëra kadetë u certifikuan si ushtarak.
Disa banorëve të fshatit nuk iu ka pëlqyer ideja për ta rrënuar këtë objekt, por tashmë vendimi i marrë në asamble është përmbushur./DrenicaOnline/