Asamblistja Valentina Leku- Gashi i bashkohet PDK-së në Drenas

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Drenasit, Valentina Leku Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo tha se do të vazhdoi të punoj për interesin qytetar, në bashkëpunim dhe harmonizim të mëtejshëm me qytetarët për interesin e përgjithshëm në Komunën e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i saj i plotë:
Në këtë situatë, opsioni më i mirë dhe me i duhur politik kam vlerësuar Partinë Demokratike të Kosovës
E njoftoj opinion publik se nga sot, 30.05.2022 i jam bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-së në Drenas, deri tani pjesëtare e GpD-së, e larguar nga ana tyre pa arsye bindëse. Në këtë situatë, opsioni më i mirë dhe me i duhur politik kam vlerësuar Partinë Demokratike të Kosovës.
E falënderoj çdo qytetar për përkrahjen, dhe mbështetjen e pakursyer që më kanë ofruar deri tani gjatë rrugëtimit tim politik.
Unë do vazhdoj të punoj për interesin qytetar, në bashkëpunim dhe harmonizim të mëtejshëm me qytetarët për interesin e përgjithshëm në Komunën e Drenasit.
Me respekt, Valentina Leku Gashi