Nxënësi nga Dobrosheci e zë vendin e 3-të në garat e matematikës në Durrës

Nxënësi i klasës së VII-të në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshec, Diar I. Hajdari, ka përfaqësuar Komunën e Drenasit në Olimpiadën e Matematikës në Durrës.
Ai është rënditur në vendin e tretë, transmeton DrenicaOnline.
Diari kishte korrur suksese edhe në gara tjera në nivel vendi.
Mësimdhënesit e shkollës ku Diari vijon mësimet i uruan atij suksese të mëtutjeshme.
/DrenicaOnline/