Vdes një person në aksident trafiku, policia jep detaje

Një motoçiklist është vetaksidentuar dhe si pasojë nga plagët e rënda ka vdekur.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën Kllokot-Viti.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë