Qumështorja Drena shpallë konkurs pune me kushte të favorshme
Qumështorja Drena, produktet e së cilës kanë pushtuar tregun vendor, ka shpallë konkurs pune për të gjithë ata djem e vajza që dëshirojnë të jenë shitës ambulantiv.
Kushtet e punës në këtë kompani janë të mira dhe punëtorët ndahen të kënaqur. Nga qumështorja kanë thënë se falë punës së tyre dhe besimit të konsumatorëve, ata po rriten.
“Tani tek ne janë të angazhuar mbi 200 punëtorë dhe trendi i rritjes së numrit të punëtorëve po vazhdon, në kuadër të kësaj, për përforcimin e sektorit të shitjes dhe shpërndarjes, ne kërkojmë djem dhe vajza që janë të motivuar për punë dhe duan të bashkëngjitën ekipit tonë, ekipit te sukseseve”, kanë thënë nga qumështorja Drena.
Drena ofron një ambient të mirë pune, pagë mbi mesatare në nivel vendi dhe pagesa të rregullta, përfshirë këtu edhe trustin pensional dhe të gjitha detyrimet tjera si pas ligjit të punës!
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në drena15@outlook.com.