Drenicaku ja pa sherrin një fotografie që e kishte postuar para dy vitesh në Facebook

Pas informatës së pranuar nga policia se një person nga Llausha e Skenderajt ka ekspozuar në rrjete sociale një armë automatike, të mërkurën me vendim të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë AK47 e cila ishte e salduar (bllokuar), jo funksionale.

Ekspozimi i armës ishte bërë me datën 22 nëntor të vitit 2020. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë