Vdekja e 25-vjeçarit në Emshir/ I riu ishte pa ndjenja, shoku i tij njoftoi Emergjencën

Mbrëmë u raportua për një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një i ri rreth moshës 25-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir).
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se në orët e mbrëmjes një person ka njoftuar se shokut të tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe i njëjti ka nevojë për ndihmë pasi që dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes, konstatoi se personi rreth 25-vjeç, i cili ishte pa ndjenja, kishte ndërruar jetë.
Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.