Funksionalizimi i zonave ekonomike/ Drejtoresha Jetullahi- Gjoshi pret në takim zv/drejtoreshën e MZHR-së

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Egzona Jetullahi Gjoshi sot ka pritur në takim Zv. Drejtoreshën e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio – Ekonomike Rajonale nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) znj. Vjendita Avdiu Musliu.

Drejtoresha Jetullahi dhe Avdiu qëllim të takimit kishin diskutimin lidhur me analizën për funksionimin e zonave ekonomike, konkretisht Parkut të Biznesit në Drenas.

Jetullahi njoftoi Avdiun për funksionimin dhe zhvillimin e Parkut të Biznesit dhe gjendjen aktuale të tij ku dihet se Parku i Biznesit në Drenas është një ndër parqet më funksionale në Kosovë dhe model për zhvillimin e parqeve në nivel vendi.

Drejtoresha Jetullahi ka falënderuar zonjën Avdiu me bashkëpunëtor për takimin dhe vizitën e saj dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm sikurse deri tani.

Drejtoresha Avdiu ka falënderuar Jetullahi për takimin e zhvilluar ne Komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë