Vajza e dëshmorit të UÇK-së që luftoi në Grykën e Llapushnikut, bëhet avokate në ShBA (foto)

Dafina Buçaj, që është vajza e dëshmorit Afrim Buçaj nga Lladrovci i Malishevës që mori pjesë në betejën e Grykës së Llapushnikut, ka njoftuar se ka bërë betimin si avokate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin e Nevadas, shkruan DrenicOnline.

“Të premten, në një seancë të veçantë të Gjykatës Supreme, bëra betimin si Avokate në shtetin e Nevadas. Edhe pse ceremonitë janë formalitete dhe jo gjithmonë kanë shumë rëndësi, prania e gjithë familjes e bëri shumë domethënëse këtë ditë”, ka shkruar Buçaj në profilin e vet “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë