Riparohen rrugët e dëmtuara brenda qytetit [Foto]

Në vazhdën e angazhimeve të Komunës së Skenderajt, për realizimin e projekteve kapitale, rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve, projekteve të sistemit të ujësjellësit, e të tjera, kanë nisur këto ditë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve brenda qytetit.
Në këtë mënyrë, sot punimet janë duke u zhvilluar në rrugën “Fadil Rrustemi”, ku kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugëve, është duke riparuar pjesët e dëmtuara të rrugës.
Projekti për mirëmbajtje të rrugëve, parasheh gjithashtu asfaltimin e segmenteve tjera rrugore në të cilat kompetente për mirëmbajtje është Komuna, kudo që paraqiten nevojat dhe kërkesat e banorëve.