Mbahen garat komunale të matematikës në Drenas për klasat 5, 6, 7 dhe 8

Sot në Drenas u organizua gara komunale e matematikës për klasat 5, 6, 7 dhe 8.
Pjesëmarrës në garë kanë qenë 136 nxënës, të përzgjedhur nga garat komunale në nivel shkolle.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, ka vizituar nxënësit pjesëmarrës me ç’rast i ka përgëzuar nxënësit fitues në garën shkollore, duke i inkuraujar të vazhdojnë me ritmin e njëjtë të angazhimit në mësimnxënie sepse suksesi i tyre në këto gara të diturisë është dëshmi e një angazhimi të mirëfilltë që i takon çdo nxënësi.

Suksese për nxënësit pjesëmarrës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë