Sot betohen ushtarët e rinj të FSK-së
Sot do të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia do të organizohet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Vendi: Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Express

