Po vazhdon shenjëzimi horizontal i rrugëve në qytet

I filluar në muajin mars, këto ditë është duke vazhduar puna vullnetare e bashkëvendësit tanë Bekim Emini, i cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e tij që me kompaninë e tij që punon në Gjermani, të bëjë shenjëzimin horizontal në rrugët e qytetit të Skenderajt, punë e cila po ia shton bukurinë rrugëve të qytetit por edhe po e rritë sigurinë e qarkullimit në komunikacion.

Përveç vijave të bardha në mes të rrugëve, janë duke u shenjëzuar me ngjyrë të verdhë edhe vendkalimet e këmbësorëve, në mënyrë që kalimi i rrugëve për këmbësorët të bëhet sa më i sigurt.

Bashkëvendësit tanë kanë shpirt human dhe ndihma për vendlindjen nga ana e tyre nuk ka munguar asnjëherë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë