Nis asfaltimi i rrugës në këtë fshat të Drenicës

Ka nisur realizimi i projektit tjetër, ai për asfaltimin e rrugës në Kozhicë, i cili parasheh shtrirje në të gjithë këtë fshat.

Për të parë nga afër procesin e fazës fillstare të projektit, kanë dalë në vendngjarje kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Ata janë takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit, me të cilët kanë diskutuar ecurinë e realizimit të projektit.

“Kozhica është fshati i radhës që përfiton nga investimi publik, me vazhdimin e projektit për asfaltim të rrugës dhe degëzimeve tjera, duke u përgjigjur kërkesave të qytetarëve të kësaj ane që shquhet për bukuritë e natyrës!”, ka thënë ndër tjera kreu i Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë