Aksident trafiku afër Drenasit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Drenas, përkatësisht në Poklek, shkruan rajoni.org.
Sipas lexuesve, në aksident janë përfshira dy vetura, ku përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar.
Siç mund të shihet edhe në foto, veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrur me rastin.