Vdes mjeku i njohur nga Drenica

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Dr.Ali Thaçi, një ndër mjekët më të nderuar të qytetit të Skenderajt.

Lajmin e ka dhënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, transmeton DrenicaOnline.

Ajo tha se doktorin do ta kujtojmë përherë me butësinë e tij dhe pozitivitetin që pasqyronte shpirti i tij por edhe për angazhimin e tij të pashoq për të ndihmuar qytetarët.

“Axha Ali (siç e thërrisnim), do të lë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por tek të gjithë ata që patën rastin ta njohim”, ka thënë Deliu- Kodra. / DrenicaOnline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë