Nis zgjerimi i rrugës që lidh dy fshatra të Drenicës

Ka nisur realizimi i projektit të ri që ka të bëjë me zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc, me gjatësi prej 850 metra, ndërkohë që përveç rrugës, do të ndërtohet edhe trotuari, transmeton DrenicaOnline.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar sot vendin ku ka nis projekti, dhe janë takuar me përfaqësuesit e kompanisë së kontraktuar për realizimin e projektit.
Nura ka thënë se ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunë, por edhe rritjen e sigurisë së nxënësve dhe të tjerëve që lëvizin këmbë këto anë.
Vetëm sot kanë nisur dy projekte të reja kapitale.
Projekte të reja do të ketë dhe do të nisin ditëve në vazhdim./DrenicaOnline/