Komuna lejon përdorimin e kamerave vëzhguese në Skenderaj [Vendimi]

Njoftohen qytetarët e Skenderajt se në bazë të kompetencave ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë, parandalimit të krimit dhe zbulimit e kryesve të veprave penale dhe kundërvajtësve, kryetari i komunës Fadil Nura, ka nxjerrë vendim për lejimin pamorë të kamerave për bizneset e komunës së Skenderajt, me pamje në pjesët publike (rrugë, shesh, trotuare) dhe përreth objekteve biznesore.

Ju njoftojmë që mbrojtja e të dhënave personale është e garantuar me ligj kurse keqpërdorimi i tyre është vepër penale.

Qasja në kamera lejohet vetëm për organet përgjegjëse të rendit dhe të sigurisë publike dhe ndalohet rreptësisht qasja nga bizneset apo palët e tjera.

Ky vendim është nxjerrë në shërbim të ruajtjes së të drejtës së qytetarëve në privatësi por dhe në funksion të rritjes së sigurisë publike në përgjithësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë