Driton Ajazi: Fejzullahu u flijua si 17 vjeçar pa ju tremb syri, që ne të jetojmë të lirë

Lideri i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi sot ishte në Zbri të Epërme për të përkujtuar dëshmorin Fejzullah Hajdaraj, transmeton DrenicaOnline.
Ajazi tha se dëshmorët janë rrezet e lirisë që na ngrohin neve në çdo kohë dha ata do të mbesin shëmbëlltyra e atdhedashurisë dhe sakrificës për liri!
Postimi i plotë:
Sot, në Abri të Epërme të Drenasit, përkujtuam dëshmorin e lirisë Fejzullah Hajdaraj në 23 vjetorin e rënies së tij!
Dëshmorët janë rrezet e lirisë që na ngrohin neve në çdo kohë dha ata do të mbesin shëmbëlltyra e atdhedashurisë dhe sakrificës për liri!
I tillë ishte edhe dëshmori Fejzullah Hajdaraj, i cili edhe pse i ri në moshë vetëm 17 vjeqar, por me guximin e një vigani luftëtar u flijua pa ju tremb syri fare, që ne të jetojmë të lirë në trojet tona!
Prandaj, ne e kemi obligim ti kujtojmë çdo herë veprat e tyre dhe t’i përcjellim brez pas brezi, sepse ata tanimë kanë fituar pavdekësinë!
Lavdi e përjetëshme!
D.A.