23 vjetori i rënies së dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, bëhen homazhe në Abri të Epërme

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala bashkë me drejtorë të drejtorive komunale kanë bërë homazhe në Abri të Epërme në përkujtim të dëshmorit Fejzullah Hajdaraj.
Homazhet me lule të freskëta janë sinonim i freskisë në memorien tonë të veprave të tyre të lavdishme.
Çdo vit që po kalon data e rënies së tyre në realitet është edhe përvjetor i lirisë së Kosovës, duke përkujtuar me nderim dhe respekt për veprën e dëshmorëve freskohet e kaluara jonë, nderohet vendi ynë.
Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit!