Nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala merrë pjesë në promovimin e romanit “Plaku nga Drenica”

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala, sot, ka marrë pjesë në promovimin e romanit “Plaku nga Drenica”, nga shkrimtari i njohur shkupjan, Agim Morina.

Me këtë rast, nënkryetari Shala ka theksuar se romani paraqet një pjesë të vecantë të historisë për lidhjen dhe atdhedashurinë e personazhit Zekë Morinës nga fshati Gjergjicë.

“Me personazhin e këtij romani, autori sjell edhe një anë tjetër të luftës, që synim ka dokumentimin e përjetimeve të mundimshme, të vuajtjeve gjatë zhvendosjeve e lëvizjeve të detyruara nëpër fshatra e qytete të ndryshme”, ka thënë mes tjerash Shala.

Shkrimi tij i plotë:

Sot pata kënaqësinë që në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë të merrja pjesë në promovimin e romanit “Plaku nga Drenica” nga shkrimtari shkupjan me gjak Drenice, Agim Morina.
Romani është i veçantë pasi që sjell një copë historie për atdhedashurinë dhe lidhjen për tokën mëmë, siç ishte edhe lidhja e personazhit kryesor të këtij romani, Zekë Morinës. Zekë Morina, ishte nga fshati Gjergjicë. Ishte i plagosur nga forcat paramilitare dhe vdiq pas një muaji, në maj të vitit ‘99. Ata që e kanë njohur nga afër e dinë që personaliteti i tij ka mishëruar tërë vetitë e mira që na karakterizojnë si komb.
Me personazhin e këtij romani, autori sjell edhe një anë tjetër të luftës, që synim ka dokumentimin e përjetimeve të mundimshme, të vuajtjeve gjatë zhvendosjeve e lëvizjeve të detyruara nëpër fshatra e qytete të ndryshme, edhe për të dëshmuar që armikun e sfiduam edhe me vetë ekzistencën tonë, në trojet tona, në shtëpinë tonë.
Përgëzime autorit Agim Morina dhe suksese të reja në fushën letrare!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë