Ushtarët amerikan mësojnë nxënësit në Drenas se si duhet dhënë ndihma e parë (Foto)

Nxënësit e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas kanë mësuar nga ushtarët amerikan se si duhet dhënë ndihma e parë. Për disa orë nxënësit mësuan në praktikë bazën e ndihmës së parë dhe falënderuan pjesëtarët e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt në gjithë territorin e Kosovës.

Lajmin për këtë aktivitet e ka dhënë KFOR nëpërmjet një njoftimi të postuar në FB.

Komanda Rajonale e Kosovo Force – KFOR – Ushtarët Lindor nga Ekipet e Monitorimit të Ndërlidhjes (LMTs) mësojnë klasën bazë të ndihmës së parë për nxënësit në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Gllogovc, Kosovë, 11 maj 2022.

KFOR-i RC-Lindja është i përkushtuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Faleminderit të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollës së mesme “Skënderbeu”!

Rreshter Cahall- “Kjo është një mundësi kaq e mirë për ne që të jemi jashtë në komunitet. Ne marrim njohuri për brezat e ardhshëm të dikujt që mund të japë ndihmë mjekësore”.

Drejtori i shkollës Mentar Sahiti- “Ne e vlerësojmë shumë punën tuaj në Kosovë. Shpresojmë të vazhdojmë dhe të ndërtojmë marrëdhënien tonë”.

Drejtori i shkollës Mentar Sahiti- “Ne e vlerësojmë shumë punën tuaj në Kosovë. Shpresojmë të vazhdojmë dhe të ndërtojmë marrëdhënien tonë”.


Foto të ushtrisë amerikane nga rreshteri Mattheë D. Dejmon

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë