Njoftim nga Kompania e Mbeturinave “Pastrimi” në Drenas

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në Drenas njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se për shkak të vëllimit të madh të punëve në shërbimet për largimin e mbeturinave, ndërron orari për këto zona dhe se grumbullimi fillon sipas orarit të ri nga ora 22:00 e mbrëmjes:
E hënë : Qyteti/ Drenasi I
E martë : Qyteti/ Shtrubullova
E mërkurë : Qyteti/ Pokleki i Ri
E enjte : Qyteti/ Çikatova e Vjetër
E premte : Qyteti/ Dobrosheci
Ky orar fillon nga sonte.
.
.
.