Kryetari Lladrovci priti në takim ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel me të cilin ka diskutuar çështje të rëndësishme për investime që mund të zhvillohen në Komunën e Drenasit.
Kryetarit Lladrovci ka falënderuar ambasadoren për vizitën dhe kontributin që Franca ka dhënë për shtetformimin e Kosovës si dhe mbështetjen që i ka dhënë bizneseve franceze në Kosovë. Lladrovci ka shtuar se Komuna i ka dyert e hapura për investimet franceze në Kosovë dhe çdo vendi tjetër demokratik, në veçanti vendeve mike të Kosovës, gjithmonë duke u bazuar në kornizat ligjore qe ka Kosova.
Ambasadorja Christine Butel, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për mikpritjen dhe ka njoftuar se do jap kontributin e saj që të vijnë investitorë francez të investojnë në Kosovë duke përfshirë edhe Komunën e Drenasit.
Marie Christine Butel ka theksuar se kjo nuk do jetë vizita e vetme në Komunën e Drenasit, duke shprehur gatishmërinë edhe për vizita tjera që të ndihmojë Komunën tonë aty ku ka mundësi në zhvillimin e mëtutjeshëm.
Pas takimit në Komunën e Drenasit, kryetari Lladrovci bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, kanë shoqëruar ambasadoren Christine Butel për vizitë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ku u mirëpritën nga drejtori i shkollës Mentor Sahiti, mësimdhënës të kësaj shkolle si dhe nxënës të gjimnazit në fjalë, që janë të dëshmuar për cilësi në arsim edhe në nivel Kosove por edhe jashtë vendit.
Në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” u organizua një takim interaktiv me pytje nga nxënësit e gjimnazit drejtuar ambasadores Christine Butel, të cilat në theks të veçantë ishin për angazhimin e ambasadores në procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjes së këtij procesi nga shteti francez, ku u kërkua nga ambasadorja angazhim shtesë tek nivelet e larta të përfaqësimit të shtetit francez për të marrë mbështetjen e tyre shteti ynë.