Kravata me shqiponje/ Jakup Krasniqi para trupit gjykues në Hagë

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u paraqit në seancën dëgjimore para Gjykatës Speciale. Për këtë, ai e ka përgatitur një fjalim.

Fjalimi dhe deklarimi i tij se është i pafajshëm s’ishin krejt karakteristikat e kësaj paraqitjeje. Ish-zëdhënësi i UÇK-së i ka dhënë rëndësi edhe paraqitjes së tij fizike të martën, raporton Gazeta Express.

Krasniqi zgjodhi ta vendoste një kravatë kuq e zi, me shqiponja të vogla të zeza mbi këmishën e bardhë.

Krasniqi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë