Ky është personi që u gjend i vdekur në Skenderaj

Personi që është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij është i lagjës Islami të fshatit Klinë e Mesme të komunës së Skenderajt, transmeton rajoni.org.

Sipas burimeve të portalit nga vendi i ngjarjes i ndjeri dyshohet të këtë vdekur 6 muaj me parë, mirëpo tek dje është bërë zbulimi i kësaj vdekje, për të cilin sipas burimeve të rajonit policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Akoma nuk dihet shkaku i vdekjes e as koha e saktë dhe për t’i sqaruar këto rrethana me rendësi, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Në konsultim me prokurorin rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë