Polici i Kosovës vret një person

Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë një person në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.

Rastin e kanë konfirmuar për IndeksOnline nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë