Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë në burg

Të enjten pasdite, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas.
I njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit pasi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, transmeton DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.
Policia nuk ka treguar më shumë detaje rreth dënimit dhe identitetit të të arrestuarit, por ka thënë se prangat i janë vendosur rreth orës 15:00./DrenicaOnline/
.
.