Drenicës i shtohet edhe një doktor shkence

Qytetit të Skenderajt i është shtuar edhe një doktor shkence, Besmir Sejdiu, transmeton rajoni.org.

Gjatë ditës se sotmë, Besmir Sejdiu ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në fakultetin “Faculty of Contemporary Sciences and Technology” në Tetovë.

“Ndihem i lumtur që pas një rrugëtimi sa sfidues aq edhe të bukur, arrita të përmbush me sukses një qëllim të rëndësishëm në jetën time.
Sot mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës në temën “A real-time integration of semantics into heterogeneous sensor stream data with context in the Internet of Things“ dhe mora shkallën (gradën) shkencore Doktor i shkencave në E-Teknologjitë në fakultetin Faculty of Contemporary Sciences and Technology – SEEU”, ka shkruan Sejdiu në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjarë dhe miq,
Ndihem i lumtur që pas një rrugëtimi sa sfidues aq edhe të bukur, arrita të përmbush me sukses një qëllim të rëndësishëm në jetën time.
Sot mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës në temën “A real-time integration of semantics into heterogeneous sensor stream data with context in the Internet of Things“ dhe mora shkallën (gradën) shkencore Doktor i shkencave në E-Teknologjitë në fakultetin Faculty of Contemporary Sciences and Technology – SEEU.
Me këtë rast dua të falënderoj mentoren Prof. Asoc. Dr. Florije Ismaili dhe bashkëmentoren Prof. Dr. Lule Ahmedi, si dhe anëtarët tjerë të komisionit.
Mirënjohës dhe falënderues familjes time për mbështetjen, kurajon e vazhdueshme dhe përkrahjen pa rezerva në këtë rrugëtim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë