Arrestohet 58-vjeçari në Gjakovë që dyshohet se e detyroi të miturin të bëjë seks oral

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një 58-vjeçar e ka dhunuar një 16-vjeçar në Gjakovë, duke e detyruar të bëjë seks oral.
Pas veprimeve operative të Policisë së Kosovës, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) është identifikuar dhe më pas është shoqëruar për në stacion policor.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, të cilët kanë bërë të ditur se 58-vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim prej 48 orësh.
Si ndodhi rasti?
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 16-vjeçari ka deklaruar në Polici se një burrë e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i presë disa drunj.
“A po vjen për me m’i shkurtu do dru”, i ka thënë 58-vjeçari viktimës dhe më pas e ka dhunuar.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka marrë viktimën dhe me veturën e tij kanë shkuar mbrapa fabrikës së metalit. Pastaj 58-vjeçari e ka zbërthyer patentin e pantallonave dhe e ka detyruar të bëjë seks oral.
16-vjeçari u ka thënë zyrtarëve policorë që ka rezistuar duke e shtyrë të dyshuarin dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, por e ka treguar emrin e llogarisë në Facebook, me të cilën 58-vjeçari kishte kontaktuar me të.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se pas denoncimit të viktimës, me urdhër të prokurorit është hapur rasti “Dhunim”.