Komuna e Drenasit shpreh vlerësim për punën dhe misionin e zjarrfikësve

Me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Kryetari Lladrovci shprehu vlerësim për punën dhe misionin e tyre
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, kanë uruar gjithë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjithë qytetarëve të Drenasit.
Duke përkujtuar nevojat dhe kërkesat e këtij institucioni, pavarësisht gjitha sfidave zjarrfikësit ishin në gatishmërinë maksimale për të qenë në mbrojtje të qytetarëve, në mbrojtje të pasurisë publike ku edhe këtë vit ishin angazhuar maksimalisht për të shuar zjarre në pyje në gjithë territorin e Komunës së Drenasit ku kishte nevojë.