Vdes mësuesi Ferat Gashi nga Llapushniku

Ka vdekur mësuesi Ferat Dalip Gashi nga Llapushniku i Drenasit. I ndjeri ishte mësues i shumë gjeneratave dhe gëzonte një respekt të madh nga të gjithë.
Faqja “Gryka e Llapushnikut” ka njoftuar se varrimi bëhet sot me 03.05.2022 në ora 15:00 tek Varrezat e Mëdha në Llapushnik, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i plotë nga faqja “Gryka e Llapushnikut”:
Ju njoftojmë se me datë 02.05.2022 ka ndërruar jetë mësuesi Ferat Dalip Gashi.
I ndjeri ishte mësues i shumë gjeneratave në fshatin tonë. Ai gëzonte një respekt të madh nga të gjithë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 03.05.2022 në ora 15:00 tek Varrezat e Mëdha në Llapushnik.
Stafi Gryka e Llapushnikut i shpreh ngushëllime familjes Gashi.