Petrit Gashi: Edhe një mësues na la për të shkuar në përjetësi, ai ishte i veçantë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi ka njoftuar se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e mësimdhënësit Ferat Gashi nga Llapushniku.

Gashi ka thënë se kontributi i tij në shërbim të atdheut është një model në të cilën gjeneratat e reja duhet ta marrin dhe ta përcjellin brez pas brezi, transmeton DrenicaOnline.

Postimi i Gashit:

Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e Ferat (Dalip) Gashit, njërit nder mësimdhënësit me të mirë të fshatit tonë. Mësuesi Ferat ishte një njeri i respektuar, i edukuar dhe me vlera të larta kombëtare. Kontributi i tij në shërbim të atdheut është një model në të cilën gjeneratat e reja duhet ta marrin dhe ta përcjellin brez pas brezi.

Sot, kur do ti jepet lamtumira e fundit, mësuesin Ferat do ta kujtoj si njërin nga njerëzit me këshilldhënës dhe me të zgjuar të gjeneratës së tij. Bisedat me të nuk mjaftonin po të rrinim me ditë të tëra së bashku, sepse ai ishte një mësues i mirë, një shok i mirë, një atdhetar i mirë, një kushëri i mirë dhe mbi të gjitha njeri me parime të forta e me respekt të jashtëzakonshëm.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për mësuesin Ferat!
Do të kujtojmë si një njeri shembullorë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë