“Nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta” – Thaçi telefonon babain e tij për ditëlindje

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, sot ka telefonuar babain e tij për t’ia uruar ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur djali i Thaçit, Endriti, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet Haxhi Thaçi duke biseduar në telefon me ish-presidentin, raporton Gazeta Sinjali.

“Babi nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta. Gjyshi sot mbushi 84 vjet dhe nuk kishte si të mos i vinte me mëngjes një thirrje nga Haga. Pritsh edhe shumë vite tjera gjysh, bashkë me krejt familjen”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, ish-presidenti Thaçi që nga 5 nëntori i vitit 2020 mbahet në paraburgim në Hagë si i akuzuar për krime lufte.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë