Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin fatal në Gllobar

Policia ka njoftuar se drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksidentin e djeshëm në Gllobar të Drenasit, në të cilin kishte dy të vdekur, është arrestuar, transmeton DrenicaOnline.

Në aksident jetën kanë humbur një grua dhe një fëmijë dhe janë lënduar 3 të tjerë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe  3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë