Aksident trafiku afër ambulantes në Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin afër ambulantes në Komoran, shkruan DrenicaOnline.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihen vetura të dëmtuara.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.
Aksidente të shumta kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në komunën e Drenasit.
/DrenicaOnline/