Shtrenjtohen kafet në Skënderaj, nga sot kafja më e lirë 0,80 cent

Skënderaj njihet për kafe baret e shumta. Frekuentuesit e tyre gjatë ditës kryesisht konsumojnë makiato.
Të gjitha kafe baret që ndodhen në qendër të Skënderajt në sheshin e qytetit, e kanë shtrenjtuar këtë lloj kafeje.
Nga 0.50 cent aq sa ka qenë, çmimi është ngritur në 0,80 cent. Çmimi është ngritur brenda ditës në të gjitha kafeteritë përnjëherë.
Kjo ngritje e çmimeve nuk dihet nëse është bërë me marrëveshje të të gjitha kafiterive apo vetëm të disave. Por në shumicën e lokaleve në vendin tonë tashmë janë shtrenjtuar kafetë.
Kujtojmë se lidhja e marrëveshjeve që të fiksohet çmimi në mes të ndërmarrjeve të së njëjtës konkurrencë (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik është e sanksionuar me Ligjin mbi Konkurrencën.