Lladrovci uron besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit

Kryetari Lladrovci në urimin e tij, tha se pas një muaji të kalitjes së besimtarëve mysliman me durim nëpërmjet sakrifices së përditshme, sakrificë kjo që tejkalon kufinjtë brenda komunitetit mysliman duke dhënë shembull e vetëdijësim mbarë shoqëror vjen edhe deri tek festa si rezultat i suksesit në kryerjen e obligimit.

“Kjo festë përfshinë gjitha shtresat e shoqërisë sepse besimtarët pas një muaji agjërim janë të obliguar të ndajnë edhe një pjesë të pasurisë së tyre të quajtur “Fitër” prej të cilit vjen edhe emri i festës “Fitër Bajrami”, me qëllim fisnik që ndahet për të varfërit dhe nevojtarët të kenë edhe ata festë, e të mos mungojë asnjë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

“Kjo festë është vulë e besimit, të festojmë të gjithë së bashku duke u lutur për ditë më të mira për familjet tona, shoqërinë tonë, kombin tonë”.

Urime gjithë besimtarëve mysliman, fat e gëzime!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë